Lajme
Selimi: Kurti shkoi në seminar majtist e jo në takim të nivelit të lartë mes kryeministrave të rajonit
Demokracia
13:46 | 17 Korrik 2023

Share:

Pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pa të udhës të merrte disa ditë pushimi për të marrë pjesë në një konferencë në Greqi të natyrës më shumë të argëtimit mendor se sa atë të takimit të nivelit të lartë kryeministrorë në Tiranë si parapargatitje për Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë të gjithë liderët rajonalë, ka reaguar edhe ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi, i cili e quajti “një çarje më shumë” në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe “bojkot” nga ana e Kurtit.

“Një çarje më shumë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës pasi Kryeministri Albin Kurti vendosi të bojkotojë një takim të nivelit të lartë mes kryemenistrave të Ballkanit Perëndimor për të koordinuar bashkëpunimin rajonal. Në vend të kësaaj, ai shkon në një seminar majtist fundjavor në Greqi të mbajtur nga George Papandreou”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Të ngjashme