Lajme
Selimi kritikon diplomacinë: S’ka vizita bilaterale, s’ka vizita në asnjë kontinent, izolim në shtëpi
Demokracia
13:45 | 28 Gusht 2023

Share:

Ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, e ka bërë një shkrim kritik ndaj diplomacisë kosovare në profilin e tij në Twitter.

Selimi duket se është irrituar me pjesëmarrjen edhe të ministres Gërvalla Schwarz në forumin e Bledit ku po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Një konferencë në Athinë, një tjetër ngjarje vjetore në Alpbach, një e tretë në Bled. Diplomacia jonë tash është reduktuar në pjesëmarrjen nëpër panele ex officio në seminare e samite multilaterale.” – u shpreh z. Selimi.

Më tej, ai ka shtuar:

“S’ka së fundi vizita bilaterale të rëndësisë strategjike, zero vizita në krejt kontinentet, izolim në shtëpi.”

Të ngjashme