Lajme
Selimi: Krenar me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës
Demokracia
16:43 | 24 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selmi ka reaguar lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Selimi ka thënë se aksioni i sotëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është dëshmi që në Kosovë ka prokurorë profesionalë, që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, shkruan Demokracia.com.

“Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë!”, ka shkruar Selimi Selimi në rrejtin e tij zyrtarë në Facebook.

Kujtojmë se nga aksioni i sotëm i policisë rreth 400 mijë euro janë sekuestruar dhe 12 persona janë arrestuar.

Postimi i plotë i Selimit, pa ndërhyrje:

Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë! /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/255773749490410

Të ngjashme
Lajme • 09 Maj 2024