Lajme
Selimi: Ademi e Hamza kanë qenë si shqiponja me dy krena, të pandashëm
Demokracia
22:32 | 17 Qershor 2024

Share:

Ish-komandanti Sylejman Selimi ka shpalosur sonte më shumë për kohën e kaluar, duke folur për heroin Adem Jasahri.

Selimi tregon që komandanti Adem Jashari, së bashku me Hamëz Jasharin, kanë qenë unik e të pandashëm.

“Ademi ka qenë i veçantë e unik, jo vetëm Ademi, por edhe Hamza, kanë qenë si shqiponja me dy krena, të pandashëm, krejt familja është unike, shpeshherë na nuk mundemi me e kuptu, duke u nisur edhe nga Shabani e të tjerët që kanë qenë gjithmonë të angazhum e çdoherë të gatshëm,” tha Selimi.

Teksa shton se është e vështirë edhe të shpjegohet për ta, e thotë se Ademi ka qenë jo vetëm trim e strateg, por ka qenë edhe unifikues.

“Ademi nuk ka qenë njeri që të përqajë dikë në çdo element e segment, një njeri që ka pasur vlera ka gjetur forma që me kontaktu e me pru e me e mobilizu,” ka thënë Selimi në “Debat Plus”

Të ngjashme