Selena Gomez ka nxjerrë më treg një akullore që shitet për 30 dollarë.
Në veçanti, restoranti i Nju Jorkut që bashkëpunon me aktoren për lançimin është Serendipity 3. Është një nga restorantet më të famshëm në Rrugën 60 në Nju Jork, i cili u hap në vitin 1954. Restoranti i famshëm frekuentohej nga Marilyn Monroe, Jackie Kennedy Onassis dhe Andy Warhol.
Ish-Zonja e Parë, në fakt, thuhet se ka dashur të blinte recetën e shijshme të çokollatës së nxehtë të akullt të servirur nga drejtuesit e restoranteve në vitet ’60.
Serendipity 3 ka gjithashtu akulloren e Gomez, e cila përmban akullore me vanilje, biskota, çokollatë të nxehtë dhe krem pana. Çdo racion i shitur ofron një përqindje për fondacionin e artistes që mbështet strukturat e shëndetit mendor.