ShowBiz
Selena Gomez na shuan kuriozitetin dhe e zbulon vetë çfarë i tha Taylor Swift-it në vesh
Demokracia
15:00 | 10 Janar 2024

Share:

Momenti kur Selena Gomez, Taylor Swift dhe Keleigh Teller po pëshpërtinin në vesh gjatë Golden Globes ngjalli kuriozitet.

Disa që dolën garant se mund të lexonin buzët thanë se Selena po u tregonte shoqeve sesi Kylie Jenner nuk e kishte lënë të bënte foto me Timothee.

Vetë Selena ka treguar se tema e bisedës nuk ishte kjo.

“Jooooo, i thashë Taylor për dy nga miqtë e mi që u lidhën. Jo se kjo është punë e të tjerëve në fakt”, komentoi vetë ajo në një postim.

Historia e fotos me Timothee dhe Kylie-n nuk lindi nga hiçi. Fakti që Selena nuk u pa askund me ta, as për t`u përshëndetur, krijoi këtë histori.

Për ata që po thonë: Po pse duhej të qëndronte afër me Timothee, Selena e të bënte foto, sepse bënë një film bashkë, ku edhe u puthën.

Selena Gomez na shuan kuriozitetin dhe e zbulon vetë çfarë i

Të ngjashme