ShowBiz
Selena Gomez flet sërish për shëndetin mendor
Demokracia
14:57 | 15 Mars 2024

Share:

Këngëtarja Selena Gomez së fundmi ka folur sërish për problemet e saj me shëndetin mendor.

Gjatë një paneli të mbajtur në Teksas, 31 vjecarja reflektoi mbi dokumentarin e saj “My Mind & Me”, duke thënë se asaj i duhej të arrinte “fundin” përpara se të ishte në gjendje të kapërcente sfida të ndryshme. Në dokumentarin e saj, Gomez ka publikuar edhe një këngë me të njëjtin emër ku kujton tendencën e saj për të folur negativisht për veten.

“Më mërzit, por mendoj se të gjithë mund të lidhen me atë ndjenjë. E rëndësishme të flasni me veten me dashamirësi, por nuk mendoj se e kuptova vërtetë këtë” u shpreh ajo. Këngëtarja u shpreh se tani është mirënjohëse për gjërat të cilat atë kohë nuk ishte e lumtur, dhe se ka mësuar shumë nga ato.

Të ngjashme