ShowBiz
Selena Gomez flet për ndryshimet në trupin e saj
Demokracia
12:05 | 23 Janar 2024

Share:

Selena Gomez ka folur hapur për pamjen e saj dhe ndryshimet që kanë ndodhur me trupin e saj ndër vite. Përmes dy fotove të publikuara në Instastory, aktorja dhe këngëtarja krahasoi trupin e saj në vite të ndryshme.

 

Selena Gomez flet për ndryshimet në trupin e saj

 

“Sot kuptova se nuk do të dukem më kurrë kështu”, shkroi ajo në foton e bërë kur ishte 21 vjeç. Më tej, vijoi: “Nuk jam perfekte, por jam krenare për veten”, në krah të fotos të shkrepur në Cabo San Lucas.

Selena Gomez flet për ndryshimet në trupin e saj

 

Në tetor të vitit 2023, Selena foli për komentet mbi trupin e saj, pasi bëri një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak se vuan nga Lupus. Selena ishte 24 vjeç kur u diagnostikua nga kjo sëmundje, që sjell edhe ndryshime në pamjen fizike të të prekurve.

Selena tha se nuk do të ketë më trupin e një adoleshenteje, por sërish duhet t’i pranojë ndryshimet. Për shkak të diagnostikimit me Lupus, Selena ka bërë një transplant veshke dhe seanca kimioterapie.

 

Selena Gomez flet për ndryshimet në trupin e saj

AP

Ndonëse këngëtarja e ka pasur të vështirë me gjithë ekspozimin online, komentet negative dhe ndryshimet e shpeshta në trupin e saj, ka vendosur ta pranojë se si duket dhe të ndihet krenare për veten.

Sa i përket Lupus, ende nuk janë gjetur shkaqet e kësaj sëmundjeje. E vetmja gjë që dihet me siguri është se vetë sistemi imunitar kthehet në një shkatërrues të trupit, duke u bërë hiperaktiv dhe duke dëmtuar edhe qelizat e shëndetshme të trupit.

Të ngjashme