ShowBiz
Selena Gomez dhe Zayn Malik nxisin thashethemet për një lidhje dashurie
Demokracia
17:53 | 25 Mars 2023

Share:

Selena Gomez dhe Zayn Malik nxitën thashethemet për lidhje pasi dy këngëtarët dyshohet se u panë në atë që dukej të ishte një mbrëmje romantike në New York.

Një mikpritëse në një restorant të famshëm të Manhattanit tha se kishte parë Gomez dhe Malik duke u puthur teksa hanin darkë së bashku të enjten mbrëma (23 mars), pohoi Klarissa Garcia në një video të TikTok dhe që atëherë është bërë virale.

“Askush nuk i vuri re ata”, Garcia për Page Six, duke shtuar se restoranti është në Soho.

“Ishte goxha publik, por askush nuk iu kushton vëmendje vërtet njerëzve të famshëm në New York”, tha tutje ajo.

Gomez dhe Malik, të dy 30-vjeç, dukej se nuk u interesuan të fshiheshin në daljet e tyre të supozuara.

Një marrëdhënie e mundshme mes Gomez dhe Malik nuk është krejtësisht e paqartë. Një video nga viti 2010 është rishfaqur ku ajo pranon se Malik do të ishte zgjedhja e saj e preferuar nëse do t’i duhej të zgjidhte një anëtar të “One Direction” për ta puthur.

Thashethemet romantike filluan kur fansat me sy shqiponjë vunë re se Malik së fundmi u bë një nga 403 milionë ndjekësit e Gomez në Instagram. Ai ndjek vetëm 18 persona për llogarinë e tij.

Malik ka vajzën 2-vjeçare Khai me ish-të dashurën Gigi, e cila u ndaj nga ish-ylli i “One Direction” në tetor 2021 pasi u akuzua se kishte goditur nënën e saj, Yolanda Hadid, ndonëse këngëtari i “Pillowtalk” mohoi me forcë pretendimet.

Gigi, nga ana e saj, ka qëndruar relativisht e heshtur për incidentin, por përfaqësuesi i saj ndau në një deklaratë në atë kohë, “Gigi është e fokusuar vetëm në më të mirën për bijën Khai. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe”.

Ndërkohë, Gomez së fundmi u përfol se ishte në lidhje me anëtarin e “The Chainsmokers”, Drew Taggart, 33 vjeç, pasi ata u panë në një takim në Brooklyn në janar.

Megjithatë, teksa ajo dhe DJ vazhduan të nxisnin thashetheme, Gomez hyri në Instagram për të konfirmuar statusin e saj si beqare.

Gomez ka dalë me një mori meshkujsh të famshëm në të kaluarën, ajo ishte e famshme edhe për lidhjen me Justin Bieber për tetë vjet para se të ndaheshin në vitin 2018. Muaj më vonë, këngëtari i “Peaches” i propozoi gruas së tij, Hailey Baldwin.

Gomez gjithashtu ishte në lidhje me The Weeknd për 10 muaj në 2017 dhe ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me yje si Charlie Puth, Samuel Krost, Niall Horan, Zedd dhe Orlando Bloom. /Telegrafi/

Të ngjashme