Sport
Selahi: Kisha të drejtë të luaja për katër kombëtare, zgjodha Shqipërinë për këtë arsye
Demokracia
17:22 | 20 Janar 2021

Share:

Talenti kuqezi Lindon Selahi, si rrallë kush fati ia mundësonte të zgjidhte një nga katër kombëtaret mes Belgjikës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai zgjodhi fanellën kuqezi, aty ku thotë se I flenë zemra më të miri.

Në një intervistë të dhënë në Holandë, mesfushori është shprehur se te Shqipëria luajnë lojtarë që aktivizohen me skuadra të njohura si Atalanta dhe Napoli, teksa kanë shkuar edhe në Evropian dhe kjo ishte një nga arsyet pse zgjodhi kuqezinjtë.

“Shqipëria ka një ekip me lojtarë nga Atalanta dhe Napoli. Luajtëm gjithashtu në Evropianin e Francës, një arritje e madhe dhe kjo më shtyu ta zgjedh Shqipërinë.Të gjithë në brezin tim u larguan nga skuadra e Standardit pasi nuk iu ofruan kontratë, ndërsa unë firmosa një kontratë me ekipin e parë. Unë jap gjithmonë gjithçka, kurrë nuk heq dorë, ndjek topin në mënyrë agresive, mund të shënoj dhe të jap asiste. Fizikisht jam shumë mirë”, tha Selahi.

Të ngjashme