Lajme
Lipjan| Sekuestrohet marihuanë dhe kokainë, arrestohen tre persona të dyshuar
Demokracia
11:58 | 07 Janar 2023

Share:

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë.

Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve në lokacione të ndyshme të Lipjanit.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme