Lajme
Sekuestrohet një revole në Prishtinë, arrestohet 50 vjeçari
Demokracia
09:47 | 19 Janar 2021

Share:

Policia ka sekuestruar një revole në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për Demokracia.com se arma dhe municioni janë gjetur gjatë një pike kontrolli në Prishtinë.

“Zyrtarët e stacionit policor Qendra, sot rreth orës 03:00, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona. Pas  një kontrolli të detajuar që u është bërë  personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj një revole të tipit EKOL dhe tre fishekë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast në stacionin policor është shoqëruar pasagjeri i cili ndodhej në veturë.

“I dyshuari, pasagjer në veturë F. O., 50 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka thënë Ahmeti./Demokracia.com

Të ngjashme