Lajme
Sekuestrohet hoteli 6-katësh në Golem, pronari kosovar po hetohet për shpëlarje parash
Demokracia
17:59 | 20 Gusht 2022

Share:

Hotel “Princ” në Durrës është sekuestruar, pas dyshimeve se pronari ka shpëlarë para.

Bëhet fjalë për shtetasin nga Kosova, Fadil Syla, i cili pak kohë më parë u deportua në Kosovë me kërkesë të autoriteteve aty.

Ai akuzohet për vepra terroriste si dhe është në hetim për pastrim parash.

Gjykata vendosi që hotel “Princ” me vendndodhje në Golem të Kavajës, pronë me 6 kate dhe e ndërtuar në 500 metra katror, t’i kalojë për menaxhim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara./KlanKosova

Të ngjashme