Lajme
Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Demokracia
15:51 | 05 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste (Mramor -gjuajtje me armë dhe Podujevë -tentim vrasje).

“Operacionet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar tri armë zjarri”, theksohet në komunikatë.

Më tej, në njoftim bëhet e ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës.

Të ngjashme