Lajme
Sekuestrohen para të falsifikuara në Prishtinë
Demokracia
09:45 | 01 Korrik 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar që drejtori i një kompanie private ka deponuar monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin e Policisë thuhet se monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të  mëtutjeshme hetimore.

FALSIFIKIM I PARASË/Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 30.06.2023 – 12:20. Ankuesja kosovare, zyrtare e bankës ka raportuar se me datë 27.06.2023 drejtori i një kompanie private ka deponuar një sasi prej 2×1155 € monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të  mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme