Lajme
Sekuestrohen fishekë në Aeroport, i dyshuari po i merrte me vete në udhëtim
Demokracia
09:38 | 21 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 10 fishek në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në raportin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 10 fishekë të kalibrit 7.62mm.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE/Aeroporti Adem Jashari 20.11.2022 – 09:00. Gjatë kontrollit në shkuarje tek i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 10 fishekë të kalibrit 7.62mm”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme