Lajme
Sekuestrohen disa paketime të barnave në Pejë
Demokracia
12:02 | 28 Qershor 2024

Share:

Policia në Pejë ka sekuestruar disa paketime të barnave të ndryshme.

Siç thuhet në njoftim, kontrollat janë bërë në tri lokacione.

“Pejë / 27.06.2024. Në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente, njësitet policore në koordinim me inspektorët farmaceutik, kanë kontrolluar tri barnatore në tri lokacione-pronë e të dyshuarit kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur e konfiskuar 144-paketime të barnave të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme