Lajme
Sekuestrohen armë dhe municione pas kontrollave në tri lokacione në Prishtinë, Policia jep detaje
Demokracia
10:32 | 18 Maj 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar armë dhe municione pas disa kontrolleve në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, si dhe ndaj disa veturave dhe personave të dyshuar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar katër revole, tridhjetë fishekë, një thikë dhe një jelek antiplumb.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe të njëjtit i ka proceduar më tej”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme