Një punonjëse e bankës në Prishtinë është ankuar në polici, pasi në bankë janë deponuar pothuajse 250 euro të falsifikuara.
Policia e Kosovës ka njoftuar se bëhet fjalë për dy kartëmonedha në vlerë 50€, një kartëmonedhë në vlerë 20€, 51 monedha në vlerë 2€ dhe 20 monedha në vlerë 1€.