Drejtoria e Policisë Vlorë së bashku me forcat RENEA kanë goditur një grup kriminal, ku si rezultat janë arrestuar 10 persona.
Gjithashtu janë sekuestruar 500 kilogramë lënë narkotike kanabis.
Policia ka dalë në një deklaratë për mediat pas operacionit për sekuestrimin e drogës.
“Nga hetimet e kryera, vepronin në mënyrë të organizuar për ta trafikuar drejt shtetit turk. Kishin përpunuar ambalazhuar lëndën narkotike, dhe më pas në automjetin po e transportin drejt detit me qëllim transportin drejt Turqisë. Në lagjen 11 janari është bllokuar automjeti dhe sekuestroi 34 pako të mbushur me kanabis”, tha policia.
Gjithashtu bëhet me dije se operacioni është zhvilluar gjatë natës në fshatin ‘3-Vllazën’, ku janë kapur 30 pakot.
Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt shtetit turk, nëpërmjet rrugëve detare.
Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2 vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.
Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të forcave pjesëmarrëse në këtë operacion është bërë e mundur që në lagjen “11 Janari”, të bllokohet automjeti që drejtohej nga shtetasi Nertin Gjoni.
Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë.
Operacioni ka vijuar me kontrollin e magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë shtetasit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj.
Gjithashtu, në vijim të operacionit janë kapur dhe disa shtetas të përfshirë në këtë rast, si dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.
Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni ka rezultuar se këta shtetas vepronin të organizuar në formën e një grupi , për të prodhuar, ambalazhuar dhe trafikuar lëndë narkotike kanabis, jashtë vendit.
Operacioni është në vijim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Operacioni policor “RESET”, një shembull i bashkëpunimit korrekt, ligjor dhe profesional mes Policisë së Vlorës dhe Prokurorisë. Gjej rastin për të falënderuar Prokurorinë e Vlorës dhe të gjithë punonjësit e Policisë të DVP Vlorë, të Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH-së dhe të Repartit Special “RENEA”, të cilët kontribuan për këtë operacion, në mënyrë të veçantë Komandën e Guardia di Finanza-s në Vlorë, për asistencën gjatë këtij operacioni.