Lajme
Sekuestrohen 32 kilogramë lëndë narkotike në Kukës
Demokracia
11:13 | 14 Nëntor 2023

Share:

Në pikën kufitare në Qafë Prush janë sekuestruar mbi 32 kilogramë lënë narkotike e llojit kanabis. Lënda narkotike u gjet në një automjet tip “Peugeot” me të cilin transportohej lënda.

Për këtë është arrestuar një  38-vjeçar nga Kosova, i cili transportonte lëndën narkotike të ndarë në pako.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kapen menjëherë, në Kosovë, 2 prej të dyshuarve si organizatorë të sigurimit dhe të trafikimit të lëndës narkotike.

Po ashtu, kanë identifikuar 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Të ngjashme