Lajme
Sekseri Martin Berishaj ftohet për intervistim në Komisionin Hetimor
Demokracia
13:29 | 03 Qershor 2022

Share:

Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten Planin e Veprimit të Komisionit.

Si komision kanë përgatitur edhe listën për zyrtarët që do të intervistohen lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar dokumentin në të cilin figuron edhe emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një aferë të madhe të shpëlarjes së parave.

Ambasadori Berishaj, i cili nuk dha llogari para askujt për aferën e tij, do t’i raportojë këtij komisioni edhe për bizneset e tij dhe pagesat që ka pranuar nga kompania GEN-I në Serbi.

Javë më parë televizioni slloven, Planet TV, raportoi se rreth 600 mijë euro para cash janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ky i fundit thuhet se ka pasur rolin e “mushkës” apo transportuesit të parave.

Në xhirollogarinë e MB Consulting, kompani në pronësi të Berishajt e regjistruar në Mal të Zi, nga GEN-i serb janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro për çdo muaj, përcjell Demokracia.com.

Ky televizion ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.

Pagesat ishin kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompania GEN ka marrëveshje për këshillime.

Lidhur me rastin kishte reaguar edhe ambasadori Berishaj, i cili kishte paralajmëruar padi ndaj këtij mediumi, por nuk ka mohuar dhe as pohuar që kompania në fjalë është e tij.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani në një përgjigje fillimisht e kishte cilësuar si “dezinformatë” dhe “konstatim” këtë çështje, por më vonë ajo e zbuti qëndrimin e saj, duke thënë se i ka kërkuar raport ambasadorit Berisha.

Njëjtë edhe kryeministri Kurti, i cili e ka mik të mirë ambasadorin Berishaj, duke cituar fjalët e këtij të fundit, tha se raportimet e mediave sllovene janë të pavërteta.

Afera Golob dhe Berishaj, që nxiti më së shumti debate në Slloveni, ishte top-skandal financiar rajonal.

Prej ditës që doli lajmi se Berishaj është i përfshirë në një aferë me kompaninë GEN-I, dega në Serbi, nga e cila pranoi qindra mijëra euro, ai u mbrojt nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla, përcjell Demokracia.com.

Vetëm një herë ai u pa në Kosovë, konkretisht në MPJD, por askush nuk e foli asnjë fjalë se çka i raportoi Berishaj shefes së tij. /Demokracia.com/

Të ngjashme