Intervista
Sekretari milioner i VV-së, Alim Rama, tallet me hallet e qytetarëve që po braktisin vendin: Ne s’mund t’i ndalim njerëzit të largohen nga vendi, disa edhe kthehen
Demokracia
11:27 | 03 Qershor 2024

Share:

Duke folur në podcastin francez të “Radio France”, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka thënë se qeveria kosovare “nuk mund t’i ndalë njerëzit që të largohen nga vendi”, por ama duke u shprehur një troh i shpresshëm që “disa edhe kthehen dhe investojnë në vend”.

Në një bisedë ku tema është peizazhi socioekonomik krahas mërgimit të qytetarëve jashtë vendit për të synuar jetesë më të mirë ekonomike, Rama i VV-së i përvjel pak mëngën në gjeopolitikë.

“Nëse Rusia arrin të ndikojë në rajon, do të krijojë më shumë probleme për Evropën, e jo veç për ne. Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, ne kemi dëgjuar për hapjen e fronteve të reja në Ballkan. Ky ndikim nuk do të jetë mirë për Evropën”, i ka thënë Rama radios franceze.

Alim Rama më tej e siguron median franceze se “Kosova është në rrugën e duhur” teksa nis të shpreh brengat për zgjedhjet e reja evropiane dhe për ngritjen e forcave të djathta politike.

Arritja në pushtet e tyre, u thotë Rama, “padyshim që do të ngadalësontew procesin e anëtarësimit (të Kosovës në BE)”.

“Nuk do ta ndalojë, por ama do ta bënte më të vështirë, por edhe ashtu s’është që ka qenë e lehtë”, ka thënë Alim Rama.

Të ngjashme