Ky është Alim Rama, sekretar organizativ i Vetëvendosjes.
Para se të emërohej në këtë pozitë, ai shërbeu ai anëtar i kësaj partie në KQZ.
Më herët, pakkush e njihte atë.
Kjo për faktin se Rama, një pjesë të jetës së tij e kaloi duke shërbyer në misione ndërkombëtare, madje edhe në Azi.
Disa nga to, ku punoi ai, nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.
I pari është OSBE, ku qëndroi 9 vjet.
I dyti UNDP, programi për zhvillim i kombeve të bashkuara, organizatë kjo që ia refuzon sovranitetin republikës ky tashti jeton Rama
E tillë është edhe UNOPS, Zyra për Shërbime Projektuese, po ashtu organ i OKB-së, ku Rama punoi 1 vit
Me paratë që supozohet se ka marrë nga angazhimet në këto misione mosnjohëse të shtetit të Kosovës sekretari i Vetëvendosjes është bërë milioner.
Madje, si njëri nga zyrtarët më të lartë të kësaj partie preferon të mbajë para të gatshme në formë të kursime në një fond që nuk është vendor.
Në deklarimin e pasurisë së tij për vitin 2023 ai ka treguar se 563 mijë e 701 dollarë i mban në njësinë kreditore federale të Kombeve të Bashkuara, UNFCU, me seli në Nju Jork
Këtu ai i ka si letra me vlerë edhe 200 mijë dollarë.
Rama ka goxha para të gatshme, të deponuara si të përbashkëta, edhe në bankat kosovare. Në BKT i mban 393 mijë e 926 dollarë ndërsa në Procredit 271 e 627. Në të parën i ka edhe 20 mijë e 334 euro, si pasuri personale.
Pos parave të gatshme, shefi organizativ i partisë së Albin Kurtit ka goxha pasuri të patundshme. Ai është pronar i një shtëpie prej 350 metra katror në Prishtinë, me vlerë prej 250 mijë euro. Po ashtu, Rama ka edhe dy banesa që sipas tij vlejnë 100 mijë euro. Për më tepër, ai ka deklaruar se i ka blerë edhe dy parcela tokë, me gjithsej 47 ari, të cilat, sipas tij, bëjnë 92 mijë euro. Të gjitha këto i ka deklaruar si të përbashkëta. E të përvetshme ai e ka deklaruar një veturë luksoze të tipit Volvo, të cilës ia ka vënë çmimin 48 mijë euro.
Në total, vlera e krejt pronave e pasurisë së të tij, sipas deklarimit të vitit 2023, është rreth 2 milionë dollarë.