Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se ai shkoi në Izrael si një zyrtar i SHBA-së, por edhe si “si hebre”.
“Unë i kuptoj në një nivel personal,” tha Blinken, shkruan The Guardian
Ai, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Benjamin Netanyahu, tha se Amerika do të jetë gjithmonë aty për të ndihmuar Izraelin.
Ai thotë se është mirënjohës që është kthyer në Izrael gjatë një momenti “tepër të vështirë” për të gjithë botën.
“Është e pamundur që unë të shikoj fotot e familjeve të vrarë… dhe të mos mendoj për fëmijët e mi”, thotë ai.
“Mesazhi që unë i sjell Izraelit është ky – ju mund të jeni mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur veten tuaj, por për sa kohë që Amerika ekziston, nuk do të duhet kurrë, kurrë”.
Kujtojmë se Blinken ka lindur në Nju Jork, nga prindër hebrenj, Judith (Frehm) dhe Donald M. Blinken, i cili më vonë shërbeu si ambasador i SHBA në Hungari. Gjyshërit e tij nga nëna ishin hebrenj hungarezë.