Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon takime veçmas me Putinin dhe Zelenskyn
Demokracia
20:34 | 20 Prill 2022

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka kërkuar një takim të veçantë presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Ukrainë ku do të diskutojnë nevojën urgjente për arritjen e paqes.

Sipas një deklarate nga zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric, Guterres do të diskutojë me lierët ukrainas dhe rusë hapat urgjent për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare.

Zëdhënësi vuri në dukje se Guterres është në pritje të përgjigjeve nga qeveritë ruse dhe ukrainase për një kërkesë për një takim.

Dujarric tha se do të shoqëronte sekretarin e përgjithshëm nëse do të udhëtonte, por nuk bëri të ditur se kush tjetër do të shkonte.

Ai vuri në dukje se Guterres dhe presidenti rus Vladimir Putin kryqëzuan rrugët e tyre për një kohë të shkurtër në Pekin për Lojërat Olimpike Dimërore, por Putini ishte larguar para se të takoheshin./Top Channel/

Të ngjashme