Lajme
Sekretari i OVL-së në Shtime akuzon Osmanin e Kurtin se urdhëruan të mos përmendet UÇK-ja në akademinë përkujtimore të Reçakut
Demokracia
19:42 | 15 Janar 2023

Share:

Ramiz Smajli, sekretar i OVL-së se UÇK-së në Shtime i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, pasi sipas tij, kanë urdhëruar që të mos përmendet UÇK-ja në akademinë përkujtimore për Reçakun.

Përmes një postimi në Facebook, ai po ashtu ka thënë se është ndaluar edhe fjalimi i shoqatave të dala nga lufta si dhe është ndaluar fjalimi i Shukri Bujës, si Komandant i Zonës Operative Nerodimes.

Tutje, Smaljli ka thënë se në ditën e fundit është larguar dhe fjalimi i kryetarit të fshatit Reçak, Adem Ramadanit.

Reagon kryetari i Reçakut, publikon fjalimin ku përmend krerët e UÇK-së që nuk ia lejuan ta lexonte zyra e Kurtit

Postimi i plotë:

Reçaku dhe UÇK-ja!

Paska urdhëruar:

Presidentja jo UÇK në akademinë për Reçakun,

Po edhe Kryeministri Jo UÇK,

Drejtoresha e Kultures cilen kultur e përfaqëson ti e nderuar, pse more ju komuna e Shtimes në këtë shkrim spaskeni guxu te shenoni UÇK.

Thirrje urgjente për vetëdijësim kombëtar po ndryshohet historia e UÇK-së, me qëllime dhe me cenzurim të fjalës së lirië dhe shprehjes së lirisë!

Të ndalohet fjalimi i shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së,

Të ndalohet fjalimi i Gjeneral z.Shukri Buja si Komandant i Zonës Operative Nerodimes,

Të largohet ditën e fundit edhe fjalimi i kryetarit të fshatit Reçak z.Adem Ramadanit. E kjo është e pa tolerueshme

Turp: për ty Presidente, Turp për ty Kryeministër, Turp për kryetarin dhe Komunen e Shtimes, Turp Drejtoresha e Kulturës e që fakt nuk perfaqëson kulturën e historin e shenuar me gjakun e Dëshmorëve të UÇK-së!

Komuna Shtime. /Demokracia.com/ 

Mos e harro Reçakun | Zyra e Kurtit heq nga agjenda fjalimin e kryetarit të Reçakut, i përmendte edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Të ngjashme