Lajme
Sekretari i OKB-së i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun
Demokracia
21:47 | 15 Prill 2022

Share:

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mbetet një kornizë kyçe për normalizimin e marrëdhënieve dhe inkurajoj të dyja palët.

Kështu ka thënë sot Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në raportin gjashtëmujor për situatën në Kosovë, transmeton Demokracia.com.

Në një raport nga 16 shtatori deri më 15 mars të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shprehu keqardhjen që deri tani është bërë vetëm “progres i kufizuar” në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Procesi i dialogut dhe përpjekjet për të arritur normalizimin kanë mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë të Kombeve të Bashkuara”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, sipas dokumentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Në këtë drejtim, mbajtja e një procesi të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës është çelësi për arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme”, tha Guterres, duke inkurajuar Kosovën dhe Serbinë të “sigurojnë pjesëmarrje të konsiderueshme të një game të gjerë pjesëmarrësish” në procesin e dialogut.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm Guterres do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 20 prill. /Demokracia.com/

Të ngjashme