Llapi ka triumfuar sot kundër Ballkanit në takimin e vlefshëm për javën e 14-të kampionale në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
“Bardhekaltrit” nga Podujeva fituan 4-1 me përmbysje në rezultat në stadiumin e Merdarës, shkruan Demokracia.com.
Disa orë pas ndeshjes, sekretari i klubit llapjan, Muhamet Rexhepi ka provokuar keq klubin e Ballkanit.
Rexhepi përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Ballkanin “ekip pa histori”.
“U kompletua het-triku” i fitoreve brenda vitit 2021 ndaj ekipit pa histori. 9 shkurt (pen 4:3), 28 shkurt (1-0), 21 nëntor (4:1), por kjo e fundit qershia mbi tortë”, ka shkruar Rexhepi.
Ballkani bie në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Llapi ngritet në pozitën e katërt me 21 pikë. /Demokracia.com