Sport
Sekretari i Llapit pas tërheqjes së shortit: Çdo vit luftojmë për trofe, Kupës ia kemi marrë dorën
Demokracia
15:20 | 31 Mars 2022

Share:

Sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi është deklaruar pas tërheqjes së shortit në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Prishtina do të sfidohet me Llapin në gjysmëfinale, njëjtë sikurse në edicionin paraprak, shkruan Demokracia.com.

Rexhepi tha se Llapi lufton për trofe çdo vit, ndërsa sipas tij, Llapi “ia ka marrë dorën” trofeut të Kupës.

“Realisht Llapi çdo vit lufton për trofe, kupës ja kemi marrë dorën, edhe vitin e ardhshëm dhe të bëjmë tri herë rend. Është një derbi rajonal me Prishtinën, do të jetë ndeshje e fortë. Ndeshja kthyese është në Zahir Pajaziti, kjo është një lloj favori për ne”, tha Muhamet Rexhepi për media.

Kujtojmë se Llapi ishte fitues i Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar kur mposhti Dukagjinin e Klinës në finale./Demokracia.com/

Të ngjashme