Lajme
Sekretari britanik i mbrojtjes “vizitë sekrete” në Kiev, takohet me Zelenskyn
Demokracia
15:49 | 10 Qershor 2022

Share:

Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace, ka udhëtuar në Kiev për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e tij të mbrojtjes, Oleksii Reznikov, për të diskutuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, shkruan The Guardian.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore, Wallace u takua me Reznikov përpara se të fliste me Zelensky për të diskutuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për të përmbushur nevojat e Ukrainës ndërsa konflikti hyn në një fazë tjetër, tha Ministria e Mbrojtjes.

Të tre ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin për të ndihmuar Ukrainën  të të çlirohet nga pushtimi i paligjshëm rus. Ata diskutuan gjithashtu gamën e pajisjeve dhe trajnimeve që Mbretëria e Bashkuar po ofron aktualisht, dhe çfarë mbështetje të mëtejshme mund të ofrojnë për të ndihmuar forcat ukrainase për të mbrojtur vendin e tyre.

Në një video të postuar në Telegram, Zelensky i thotë Wallace se ai po bën një “punë të mahnitshme”.

Të ngjashme