Lajme
Sekiraqës i ndryshohet masa e arrestit shtepiak, lihet në liri
Demokracia
13:06 | 10 Shkurt 2024

Share:

I është hequr masa e arrestit shtëpiak, Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitje në vrasje të Trimf Rizës, në seancës e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi.

“I njëjti ka qene në arrest shtëpiak qe dy vite. Dje është vendos nga Gjykata që të hiqet kjo masë dhe te zëvendësohet me atë në paraqitje në polici.” – ka thënë Kelmendi në një prononcim për Gazetën Nacionale.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

Përditësim: Edhe pasi dëshmitarit Arben Berisha i është siguruar avokati, me kërkesë të të njëjtit është shtyrë gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Gazeta Nacionale ka përcjellë seanca tw cilat janë zhvilluar ndaj Sekiraqës.

Në njërën nga seanca që ka përcjellë Nacionale, Sekiraqa kishte deklaruar se disa herë ia kishte shpëtuar jetën i ndjeri Triumf Riza.

Gjatë deklaratës së tij, Sekiraqa ka thënë se nuk ka pasur probleme asnjëherë më të ndjerin, Triumf Riza.

Në anën tjetër Shefqet Riza, babai i Triumfit ka deklaruar se Ever Sekiraqa është vrasësi i djalit të tij.

Sekiraqa ka thënë se disa herë është deklaruar si në polici ashtu edhe në prokurori, ndër të tjera ka thënë se për këtë ngjarje kanë shkruar gazetat edhe televizionet, duke përmendur gazetarin Baton Haxhiu, por i njëjti i është referuar sikur Baton Stanishiqi.

I akuzuari ka vazhduar duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues, dhe shpjegonte rastin në “Sëiss Kasino”, ku ka deklaruar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri dhe në atë rast Triumfi e kishte larguar, ku ka thënë se ia kishte shpëtuar jetën.

Në seancën e së mërkurës, Sekiraqa ka folur edhe për barrikadat tek shtëpia e Triumfit në Kaçanik, ku ka thënë se as aj dhe asnjë i afër i tij nuk i kishte vendosur.

Enver Skiraqa ka komentuar edhe deklarimin e këngëtares, Adelina Ismajli, rreth kësaj ngjarje, ku ka thënë se deklaratat e saj si dëshmitare janë të pavërteta.

Ndryshe, në lidhje me këtë rast, për vrasje ishte dënuar Arben Berisha me 35 vjet burg.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet me 7 dhjetor 2023, ku pritet të thuhen fjalët përfundimtare.

Të ngjashme