Lajme
Sejdiu thotë se situata është serioze: Vendi po shkon drejt bankrotit
Demokracia
22:33 | 29 Maj 2025

Share:

Opinionisti Dardan Sejdiu sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova foli në lidhje me protestën e sotme të bizneseve, duke thënë se prej tyre 143 mijë njerëz marrin paga çdo muaj.

Ai u shpreh se situata është serioze dhe tha se vendi po shkon drejt bankrotit.

“Këto biznese që kanë protestuar sot, i kanë 143 mijë punëtorë, 143 mijë njerëz marrin rroga muaj për muaj prej këtyre bizneseve”.

“11 miliardë euro qarkullim në vit bëjnë këto biznese, 11 miliardë euro të ekonomisë së kësaj Kosove vijnë prej këtyre bizneseve që kanë protestuar sot, që është 50 për qind e qarkullimit të përgjithshëm ekonomik të Kosovës edhe 4.5 milionë euro tatime në ditë paguajnë”.

“Ky vend është duke shkuar në bankrot. Është serioze”, u shpreh tutje Dardan Sejdiu.

Të ngjashme