Lajme
Seferi: Rreth 50 mijë refugjatë kanë kaluar gjatë gjithë vitit nëpër Serbi
Demokracia
18:59 | 14 Tetor 2022

Share:

Gazetari, Idro Seferi në “Info Magazine” në Klan Kosova ka thënë se rreth 50 mijë refugjatë të ndryshëm kanë kaluar gjatë gjithë vitit nëpër Serbi.

Ai u shpreh se Serbia merr fonde që të sigurojë kufijtë dhe të kujdeset për ata që kërkojnë azil.

“Kjo ka të bëjë me fluksin e madh të migrantëve nga Lindja e Mesme që janë shtuar dukshëm këto ditët dhe javët e fundit dhe të cilët për synim kanë BE dhe natyrisht Serbia merr fonde dhe ka marrë fonde edhe para disa muajsh 36 milionë euro që të sigurojë kufijtë dhe të kujdeset për ata që kërkojnë azil, por që duket se numri është mjaftë i madh. Sipas disa informacioneve bëhet fjalë për diku rreth 50 mijë refugjatë të ndryshëm që kanë kaluar gjatë gjithë vitit nëpër Serbi”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu tha se Serbia ka edhe shumë kritika për qendrimet dhe marrëdhëniet me Rusisë, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk ka pasur shumë deklarata në Serbi, por e di që shqetësimet janë të mëdha për shkak se tani nuk bëhet fjalë për një deklarim të thjeshtë, por bëhet fjalë për kërkesa reale të Bashkimit Evropian që të kontrollohen kufijtë. Serbia ka pasur disa reagime nga disa zyrtarë që thonë se do të mundohen ta kontrollojnë kufiri duke ndërtuar edhe mure me tela me gjëmba. Në këtë situatë kur Serbia është në kritika të mëdha edhe për shkak të qëndrimeve të saj dhe marrëdhënieve me Rusinë dhe luftës në Ukrainë, kjo vështirëson edhe më shumë pozitën e Serbisë në BE dhe reagimet natyrisht që duhet të priten ditëve të ardhshme”, tha ai.

Të ngjashme