Lajme
Seanca për konstitutimin e Kuvendit mbahet të hënën
Demokracia
09:37 | 16 Mars 2021

Share:

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për konstituimin e legjislaturës së tetë të mbahët më 22 mars, të hënën.

Kjo është konfirmuar përmes një konference për media nga ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, raporton Demokracia.com.

“Sapo përfunduam mbledhjen e kryesisë së legjislaturës së shtatë. Pika e rendit të ditës ishte përgatitja për seancën konstituive për legjislaturën e tetë. U vendos, pra sipas propozimit të u.d Vjosa Osmanit, që seanca të mbahet më datën 22 mars, pra të hënën”, ka thënë ajo.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.

Kujtojmë se Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti dje gjatë ditës kanë takuar përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së.

Osmani dhe Kurti pritet gjatë javës t’i vazhdojnë takimet edhe partitë tjera./Demokracia.com/

 

Të ngjashme