Lajme
Seanca e radhës ndaj krerëve të UÇK-së me 17 shkurt, OVL-UÇK paralajmëron protestë
Demokracia
19:11 | 18 Janar 2023

Share:

Seanca tjetër përgatitore për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet më 17 shkurt, datë kjo edhe kur Kosova shënon 15 vjetorin e pavarësisë. Ndërkohë procesi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nëse s’ka rrethana përjashtimore do të fillojë më 21 mars.

Këtë e ka deklaruar kreu i trupit gjykues, Charles Smith, shkruan Demokracia.com.

“Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, u shpreh Smith.

Caktimi i seancës përgatitore në ditën e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se kjo mund të çojë në protestë veteranët.

“Seanca në ditë feste, por as për ne nuk do të ketë festë, e me siguri që protestë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme