Lajme
Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB mbi punën e UNMIK-ut mbahet më 18 tetor
Demokracia
10:37 | 03 Tetor 2023

Share:

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, duhet të mbahet më 18 tetor, sipas planit mujor të punës së këtij organi të Organizatës Botërore, është publikuar në faqen e zyrtare të OKB.

Siç është paralajmëruar, seanca do të mbahet në mëngjes sipas kohës lokale, pra pasdite me kohën e Evropës Qendrore.

Seanca e kaluar është mbajtur më 27 prill dhe ndërkohë ka pasur rritje të tensioneve në veri të Kosovës.

Gjatë muajit tetor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kryesohet nga Brazili, i cili shpalli orarin e takimeve mujore./Paparaci.com

Të ngjashme