Lajme
Së paku dhjetë të vdekur nga sulmi me armë në një supermarket në Nju Jork
Demokracia
00:39 | 15 Maj 2022

Share:

Një person i armatosur që mbante një pushkë hapi zjarr në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, duke vrarë të paktën 10 persona përpara se të arrestohej pasditen e së shtunës, kanë thënë zyrtarë të zbatimit të ligjit për Associated Press.

Detajet mbi numrin e personave të tjerë të qëlluar në Tops Friendly Market dhe gjendja e tyre nuk ishin të disponueshme menjëherë.

Mediumi në fjalë shton se zyrtarët nuk u lejuan të flisnin publikisht për këtë çështje dhe e bënë këtë në kushte anonimiteti, shkruan The Guardian.

Hetuesit besojnë se i dyshuari mund të ketë qenë duke transmetuar drejtpërdrejt të shtënat dhe po shqyrtojnë nëse ai kishte postuar një manifest në internet, përcjell Telegrafi.

Një zyrtar ka bërë të ditur se hetimi ishte në fazat e tij paraprake dhe se autoritetet nuk kishin dalluar ende një motiv të qartë.

Ndërkohë Policia e Buffalo konfirmoi se sulmuesi ishte në paraburgim, por nuk e identifikoi të dyshuarin.

Ndërsa zyrtarët e policisë dhe një zëdhënës i zinxhirit të supermarketeve nuk i janë përgjigjur menjëherë mesazheve nga AP që kërkonin koment.

Të ngjashme