Lajme
Së paku 20 të vdekur si pasojë e vërshimeve në Korenë e Jugut
Demokracia
11:35 | 15 Korrik 2023

Share:

Së paku 20 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë detyruar që të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve që e kanë përfshirë Korenë e Jugut.

Dita e tretë e shirave të rrëmbyeshëm ka shkaktuar rrëshqitje të tokës, ndërprerje të energjisë dhe dëme infrastrukturore mbarë vendit, raporton BBC.

Në orët e hershme të së shtunës, zyrtarët kanë thënë se uji ka kaluar mbi një digë në krahinën e Chungcheonut Verior.

Kryeministri Han Duck-soo ka kërkuar nga ushtria asistencë në përpjekjet për shpëtim.

Autoritetet kanë thënë se janë 10 veta që aktualisht janë duke munguar, derisa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.

Të ngjashme