Një sulm ndaj një kulle të televizionit në qytetin Rivne në Ukrainë të hënën, ka vrarë së paku 19 persona dhe ka lënduar nëntë të tjerë, ka thënë kryetari i këtij regjioni, Vitalii Koval.
“Ekipi i shpëtimit është ende në kërkim dhe ne kemi 19 të vdekur dhe nëntë të lënduar. Ne po vazhdojmë t’i pastrojmë rrënojat. Ky nuk është numri përfundimtar, neve na duhen edhe disa orë tjera për të pastruar gjithë zonën”, ka thënë ai.
Kulla është goditur të hënën, dhe pavarësisht goditjes, Koval ka thënë se radio dhe televizioni kanë filluar transmetimin sot.