Lajme
“S’e kqyr kërkush kryeministrin, krejt e kqyrin Big Brother”, shpërthejnë të qeshurat pas deklaratës së Tahirit
Demokracia
16:40 | 02 Mars 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka propozuar që raportimin për dialogun ta vazhdojë sonte në orën 22:00, meqë siç tha i duhet të largohet sepse ka angazhime.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahirit, tha se kjo është hajgare, duke shtuar se në atë orë askush nuk do ta përcjell kryeministrin, meqë të gjithë e shikojnë “Big Brother”.

“Normal që edhe ne e mbështesim me ardh në ora 10, po kjo është një hajgare e madhe çka është ka ndodhëme ketë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës me u sjell kështu, nuk e meriton një kryeministër me na lanë e me ardh në ora 10, se në ora 10 se kqyr kërkush, tan e kqyrin Big Brother. Kjo është hajgare”, ka thënë Tahiri, pas së cilës deklaratë shpërthyen të qeshurat.

Në fund, të gjitha grupet parlamentare u pajtuan që raportimi të vazhdojë në orën 22:00.

Ndryshe, Kurti gjatë raportimit për dialogun, tha se i duhet të largohet, derisa dha një propozim.

“Mua në orën 16:00 më duhet me shku, nuk mundem pas orës 16:00, iu ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar. Por unë e kom një propozim, nëse e konsideroni shumë të rëndësishme, unë mund të vi kur të lirohem, në orën 22:00 mund të vi sonte e deri në orën 7 në mëngjes, kur e kom takimin e parë, diskutojmë. Nëse jeni dakord, më njoftoni”, tha ai.

Të ngjashme
Lajme • 16 Qershor 2024