Pas ndarjes, të cilën Donaldi e pranoi edhe publikisht, madje duke u lënë të gjithëve të kuptojnë se ai është në përpjekje për t’u rikthyer te Bora (pres që Bora të shkrijë), një goditje e vërtetë vjen nga Trixa. Të paktën me tekstin e “Ma shumë se ti”.
Kur ujërat janë ende të nxehtë, këngëtarja ka vendosur që t’ia thotë me këngë gjithçka që ndoshta ka mbetur ende pa ia thënë. Të paktën, të gjithë fansat janë të bindur që çdo fjalë e tekstit është në adresë të Donaldit…
Ndonëse Trixa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për detajet e këngës, “Ma shumë se ti” pritet të komentohet gjatë si një goditje e fundit për historinë e saj dhe të Donaldit.
https://www.youtube.com/watch?v=OYDVEruk5DM