Sport
“S’e kam menduar kurrë se do bëhesha futbollist” – Muriqi rrëfehet për fëmijërinë e tij, zbulon personin që e shtyu në futboll
Demokracia
10:46 | 12 Janar 2023

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi ka folur gjatë në një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “Marca”.

Ndër tjerash gjatë aventurës së tij në Mallorca, Muriqi është pyetur edhe për kohën e luftës në Kosovë si dhe fëmijërinë e tij.

“Pas luftës, ekipi nga qyteti im njoftoi se do të merrnin fëmijët të luanin dhe të stërviteshin. Nëna ime, e cila e pëlqen shumë futbollin, më shtyu të shkoja në stërvitje edhe pse ishte shumë larg shtëpisë sonë. Asnjëherë në jetën time nuk kam menduar se mund të bëhesha një lojtar profesionist. As nuk e imagjinoja të shkoja në Turqi, të shënoja gola, të shkoja në Serinë A. Nuk mund ta imagjinoja kurrë sepse ishte shumë e vështirë të dilje prej andej. Në fund ia dola falë mentalitetit, punës dhe fatit tim”, deklaroi Muriqi për Marca, transmeton Demokracia.com.

Muriqi në intervistë për “Marca” flet për kohën e luftës në Kosovë: Gjërat që kam parë, asnjë njeri nuk duhet t’i shohë

Vedat Muriqi është një nga futbollistët më të spikatur aktualisht në La Liga.

Sulmuesi nga Prizreni është pjesë e Mallorcas nga janari i vitit 2022 si i huazuar, për t’u blerë në verë përfundimisht nga Lazio./Demokracia.com/

Të ngjashme