Lajme
“S’e duam Asociacionin tuaj”| Serbët protestojnë edhe në Mitrovicë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe
Demokracia
12:47 | 08 Janar 2023

Share:

Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut në një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe.

Ata e akuzojnë Vuçiqin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”.

Protesta nisi pak pas orës 12:00 dhe të pranishmit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk do ta bëjmë as Asociacionin tuaj, na shitët”.

VIDEO:T7

Ivan Miletiq, një nga organizatorët e protestës e mori fjalën i pari dhe i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që t’i tërheq policët nga veriu dhe t’i mbyllë stacionet e policisë atje.

 

Të ngjashme