Lajme
“S’duhet vetëm karrotë, por edhe shkop”, Stano: Masat ndaj Kosovës mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen
Demokracia
14:30 | 15 Shtator 2023

Share:

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se ky union nuk është palë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Duke qenë vetëm ndërmjetësues, sipas tij evropianët nuk mund të bëjnë diçka, pa u pajtuar Prishtina dhe Beogradi.

I pyetur se pse nuk ka masa edhe ndaj Serbisë, Stano ka theksuar se ato do të vendosen ndaj secilës palë që nuk kontribuon për shtensionim të situatës.

“Ka ende potencial për eskalim. Masat mund të kenë sukses për shtensionim. Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, të vendosura nga vendet anëtare që sipas tyre nuk duhet përdorur vetëm karotën por edhe shkopin”, ka thënë Stano në konferencë, njofton KlanKosova.tv.

“Masat do të jenë aty për aq sa vlerësohet. Atom und të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen”.

Stano ndër të tjera ka shtuar se për takimin e djeshëm, i dërguari Miroslav Lajçak do t’i njoftojë të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Të ngjashme