Lajme
“S’dua të përmend emra”| Osmani nuk tregon se kush po e pengon anëtarësimin e Kosovës në NATO
Demokracia
11:25 | 14 Prill 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendi e meriton të anëtarësohet në NATO, ani pse nuk është përgjigjur se kush, sipas saj, po e pengon një gjë të tillë.

Osmani së fundi ka dhënë një intervistë për mediumin boshnjak, Federalna, ku mes tjerash është pyetur se kush po e pengon anëtarësimin e Kosovës në NATO, përcjell Demokracia.com.

“Unë nuk do të përmend emra sepse ka të bëjë më shumë me procesin, se sa me vende. Kam qenë shumë e hapur kur bëra thirrjen për anëtarësim më të shpejt. Mendoj se edhe Bosnja e meriton të njëjtën gjë. Ne jemi dy vende në këtë rajon që rrezikohemi më shumë nga destabilizimi i mundshëm nga Serbia bashkë me Rusinë. Unë me të vërtetë mendoj se anëtarësimi në NATO e pengon një skenar të tillë. Situata e sigurisë kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në NATO. Në të njëjtën kohë është e papranueshme për ne që Serbia as që dëshiron të anëtarësohet në NATO, edhe pse nuk është Kosova”, ka thënë ajo.

Osmani mes tjerash në këtë intervistë, ka shtuar se “Serbia është satelit i Rusisë në Ballkanin Perëndimor”, përcjell Demokracia.com.

Në fund, ajo ka thënë se shpreson që serbët të zgjedhin një lider të ri në të ardhmen, pasi sipas saj, Aleksandar Vuçiq nuk do të kërkojë asnjëherë falje për krimet e kryera në Kosovë.

Liderët në Kosovë kanë kërkuar vazhdimisht që të anëtarësohen në NATO, ani pse nga zyrtarë të kësaj aleance është bërë e ditur se nuk mund të ketë proces të përshpejtuar lidhur me këtë çështje./Demokracia.com/

Të ngjashme