Sport
S’dihet gjë për fatin e portierit italian, dyshohet se është vrarë në luftimet në Ukrainë
Demokracia
17:00 | 25 Prill 2022

Share:

Portieri i ligave të ulëta italiane, që iu bashkua luftimeve në Ukrainë, si pjesë e brigadave të vullnetarëve ndërkombëtarë, mund të jetë vrarë gjatë luftimeve mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e kanë dhënë personat që menaxhojnë rrjetet sociale të tij, të cilët flasin për luftime të ashpra të regjimentit të katërt, ku bënte pjesë edhe ish-portieri, teksa kontaktet mes palëve janë shkëputur tashmë.

“Me keqardhje ju njoftojmë se mbrëmë gjatë tërheqjes së disa të plagosurve në një sulm në Mariupol, dy autokolona u shkatërruan nga ushtria ruse. Në njërën prej tyre ishte ndoshta edhe Ivani, së bashku me regjimentin e 4-t. Ne po përpiqemi të kuptojmë nëse ka të mbijetuar”, shkruajnë administratorët e rrjeteve sociale të tij.

Ivan Luca Vavassori, është me origjinë ruse, por i birësuar nga prindër italianë, teksa në të kaluarën ka pasur një karrierë si portier me skuadra si Pro Patria, Legnano e Bra, në ligat e ulëta italiane.

Të ngjashme