Xherdan Shaqiri edhe zyrtarisht është transferuar te klubi amerikan, Chicago Fire.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi amerikan përmes një video prezantimi të publikuar në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.
Reprezentuesi i Zvicrës ka nënshkruar kontratë që e mban atë në klubin e ri deri në fund të vitit 2024.
Një urim për këtë kalim të Shaqirit në Amerikë i ka dhënë edhe ish-futbollisti gjerman, Bastian Schweinsteiger.
“Urime për lëvizjen tuaj në Chicago. Kalofsh mirë dhe shpresoj të shihemi së shpejti”, tha Schweinsteiger në video mesazhin për Xherdanin.
Iconic. @BSchweinsteiger ? @XS_11official pic.twitter.com/afadrE56yr
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 9, 2022
“Ndoshta ai do të kthehet dhe ne mund të luajmë sërish bashkë”, thotë Shaqiri duke qeshur.
Schëeinsteiger dhe Shaqiri njihen që nga koha kur dytë ishin pjesë e gjigantit gjerman, Bayern Munich./Demokracia.com/