Lajme
Schwarzenegger apel popullit rus: Nuk po ju thuhet e vërteta për pasojat e luftës
Demokracia
17:40 | 17 Mars 2022

Share:

Arnold Schwarzenegger ka postuar një video-mesazh në Twitter duke u kërkuar rusëve të tërhiqen kundër narrativës pro-luftës të paraqitur nga qeveria ruse.

Në një klip që zgjat më shumë se nëntë minuta – i cili është parë mbi një milion herë në pak më shumë se dy orë – Schwarzenegger flet për dashurinë e tij për Rusinë dhe kujton udhëtimet në vend gjatë karrierës së tij si bodybuilder.

Ylli i filmit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë u thotë rusëve se “nuk po u thuhet e vërteta për pasojat e kësaj lufte” dhe i informon se “bombat po bien mbi civilët e pafajshëm”.

Duke renditur një mori sulmesh ruse kundër qyteteve të Ukrainës, Schwarzenegger u thotë rusëve se si rezultat i krizës humanitare dhe pushtimit të Vladimir Putinit, “Rusia tani është e izoluar nga shoqëria e kombeve”.

Ai shton se “mijëra ushtarë rusë janë vrarë” pasi janë përballur me forcat ukrainase që “luftojnë për atdheun e tyre dhe udhëheqjes ruse që lufton për pushtim”.

Ylli i terminatorit përfundon me lavdërimin e mijëra protestuesve rusë që janë ndaluar nga policia në javët e fundit, duke u thënë atyre “bota ka parë trimërinë tuaj”, duke shtuar “ju jeni heronjtë e mi”.

Të ngjashme