Lajme
Scholz thotë se Gjermania do t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës
Demokracia
21:04 | 19 Prill 2022

Share:

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të vazhdojë t’i mundësojë Ukrainës dërgesa me armë, me mundësinë që të jenë sisteme nga vendet e Evropës lindore që do të përdoreshin lehtë dhe shpejt, raportoi AP të martën.

Scholz është përballur me presion nga brenda koalicionit të tij qeveritar dhe nga partia më e madhe opozitare që të dërgojë armë të rënda si tanket gjermane Leopard.

Por, Scholzi ka thënë se Gjermania dhe partnerët e saj në G7 kanë konkluduar se ka më shumë kuptim që të dërgohen sisteme që tashmë janë përdorur në Ukrainë, si armë të periudhës sovjetike të cilat partnerët e NATO-s i kanë ende.

Partnerët perëndimorë do t’i ndihmonin shtetet me zëvendësime më pas.

Pasi bisedoi me presidentin amerikan Joe Biden dhe liderët perëndimorë të martën, Scholzi ka thënë se “të gjithë do të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën, financiarisht dhe ushtarakisht”.

Të ngjashme